Talibanët ndalojnë kravatën: Është një simbol i krishterë

schedule19:39 - 26 Korrik, 2023

schedule 19:39 - 26 Korrik, 2023

Kravata e veshur nga burrat simbolizon kryqin e krishterë dhe është e papajtueshme me ligjin islamik, tha sot një zyrtar i lartë i talebanëve afganë, duke sugjeruar që ajo të ndalohet.

“Ndonjëherë kur shkoj në spitale ose diku tjetër, një mjek apo inxhinier musliman afgan mban kravatë,” tha Mohammad Hashim Shahid Uror, kreu i një agjencie të ngarkuar me “udhëzimin” e njerëzve për t’iu përmbajtur vlerave islame.

Simbolika e kravatës “është e dukshme në Islam“, argumentoi ai, në një konferencë shtypi të transmetuar nga kanali televiziv Tolo. “Çfarë është kravata? Është kryqi (i krishterë). Sheriati (ligji islam) ju urdhëron ta thyeni dhe ta hiqni atë”, shtoi ai.

Talibanët nuk kanë vendosur asnjë kod veshjeje për burrat që nga kthimi në pushtet në gusht 2021. Gratë, në të kundërt, duhet të mbulohen nga koka te këmbët kur dalin nga shtëpitë e tyre.

Krerët talebanë pothuajse të gjithë veshin ‘Salwar Kameez’, një palë pantallona të gjera me një këmishë dhe jelek tradicional, si dhe një çallmë në kokë. Veshjet perëndimore janë bërë të rralla në dy vitet e fundit, por në disa profesione burrat ende mbajnë një këmishë dhe kravatë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!