Martin Odegaard është një nga lojtarët më të talentuar të Real Madrid, por për të mbetet problem fakti që nuk është një titullar i ekipit të Carlo Ancelottit. 22-vjeçari kaloi fazën e dytë të sezonit të kaluar i huazuar tek Arsenali.
Mikel Arteta e do sërish në skuadër, por vështirë të ndodhë një tjetër huazim. ESPN shkruan se “Los Blancos” e vlerësojnë 50 milion euro kartonin e lojtarit viking.
Dy javët e ardhshme do të jenë vendimtare për të. Te Reali e vlerësojnë Odegaard, po nuk mungon debati rreth tij. Një pjesë e drejtuesve mendojnë se duhet shitur, teksa të tjerë shpresojnë që lojtari të qëndrojë dhe të luftojë për një post titullari.
Ai shihet si pasardhësi perfekt i Luka Modric, i cili do të zhvillojë sezonin e fundit me ekipin spanjoll. Dy javët e ardhshëm përcaktojnë gjithçka. Odegaard duhet të bindë Ancelottin për cilësitë e tij, me lojtarin që kërkon ta shesin nëse nuk shihet si titullar. /abcnews.al