Talenti i Shpresave drejt Turqisë, zbulohet shifra që ofron Fenerbahce

schedule10:39 - 27 Qershor, 2020

schedule 10:39 - 27 Qershor, 2020

Fenerbahce e ka seriozisht për Omar Imerin. Mesfushori i Shqipërisë U21 është vëzhguar prej kohësh nga gjiganti turk, ndërkohë që tani raportohet se ka bërë edhe një ofertë. Gjithsesi Shkëndija e Tetovës i ka idetë e qarta.

Kuqezinjtë kërkojnë të përfitojnë 300 mijë euro nga transferimi i Imerit, sikurse shkruan “Sportmedia.mk”. Për 20-vjeçarin ky është sezoni i tretë si profesionist, pasi më parë ka luajtur edhe me Shkupin si i huazuar.

Momentalisht ka një ngërç për kalimin te Fenerbahce, pasi këta të fundit ofrojë vetëm 150 mijë euro. Pra gjysmën e asaj që Shkëndija kërkon për autorin e pesë golave në kampion këtë sezon. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!