Talenti i Milanit në telashe, duhet t’i paguajë 16.5 milion euro ish-skuadrës

schedule20:33 - 19 Mars, 2020

schedule 20:33 - 19 Mars, 2020

Rafael Leao ka marrë një lajm shumë të keq. Sulmuesi i Milanit do duhet t’i paguajë 16.5 milion euro Sportingut të Lisbonës, ish-skuadrës së tij. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka vendosur kësht në lidhje me ngjarjen e ndodhur dy vite më parë.

Tifozët e acaruar të klubit portugez sulmuan lojtarët dhe shumë prej tyre vendosën të largohen. Leao ishte nën kontratë me Sporting, por lojtari i talentuar u lirua në mënyrë të njëanshme dhe u transferua te Lille.

Klubi luzitan është ankuar në CAS dhe ka fituar të drejtën e vet. 22-vjeçari i kuqezinjve do të duhet të dëmshpërblejë ish-skuadrën me 16.5 milion euro, një shumë e madhe dhe tepër e konsiderueshme. /abcnews.al