Pedri është një nga talentet më premtues të futbollit spanjoll. 18-vjeçari i Barcelonës zhvilloi një Europian super me kombëtaren iberike dhe u shpall lojtari i ri më i mirë i Euro 2020.
“Është një motiv i madh krenarie për mua të fitojë këtë çmim, është ëndrra e çdo fëmije. Unë e adhuroj futbollin dhe dëshira e vetme që kam është të vazhdoj të luaj këtë lojë“, deklaroi mesfushori.
Spanja ishte një hap larg mbërritjes në finalen e madhe të Euro 2020, por dështoi në gjysmëfinale përballë Italisë kampione, sfidë të cilën e humbi pas goditjeve të penalltive. /abcnews.al