Alejandro Balde u largua nga fusha i pikëlluar dhe i trishtuar, pavarësisht se tifozët e përcollën me ovacione të mëdha. Disa u acaruan kur panë në fushë Mingueze, por nuk e dinin që mbrojtësi kishte marrë një dëmtim dhe e kishte kërkuar vetë zëvendësimin.
Në fakt ai u përpoq të qëndronte në fushë, por më pas vendosi të largohej pasi gjithnjë e më shumë po çalonte dhe vuante në fushë.
Për të ardhur keq sepse deri para dëmtimit, lojtari po bënte një një ndeshje shumë të mirë, duke e marrë vazhdimisht krahun e majtë.
Në moshën 17 vjeçare ai është një nga “xhevahirët” e grupit të talenteve të Barcelonës i udhëhequr nga Fati dhe i ndjekur nga Gavi dhe Nico.
Do të shihet në vazhdim se sa serioze do të jenë dhimbjet e mesit dhe nëse do t’i bashkohet listës së të dëmtuarve, e formuar tani nga 6 lojtarë, Fati, Dembele, Pedri, Alba, Aguero dhe Braithëaite. r.t/abcnews.al/
PARTE MÉDICO
El jugador Balde ha sido sustituido debido a unas molestias en la zona lumbar. Pendiente de más pruebas para saber el alcance de estas molestias. pic.twitter.com/uHp8Qu1g3e
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) September 20, 2021