Talent “kuqezi” në Apenine, Sulejmani siguron fitoren e Lazio në kampionatin e moshave

schedule16:56 - 9 Prill, 2024

schedule 16:56 - 9 Prill, 2024

Të rinjtë e dalluar në Apenine nuk janë vetëm vëllezërit Shpendi. Edhe pse dy vjet më i ri, Flavio Sulejmani mund të cilësohet talenti “kuqezi” i radhës në Itali. Sulmuesi, që është ende 18 vjeç, po shkëlqen fort për skuadrën e Lazio në atë që quhet kampionati Primavera ose teknikisht kampionati i moshave, U19.

Sulejmani ishte autor i golit të vetëm në fitoren 1-0 në fushën e moshatarëve të Cagliari, teksa falë kontributit të tij, Lacio U19 ka fituar 4 nga pesë ndeshjet e fundit në Serie A të moshës, me “yllin”, 18-vjeçar, që po zhvillon një sezon shumë të mirë, në të cilin ka shënuar 6 herë dhe është njëri nga më të spikaturit e kryeqytetasve.

Jo vetëm kaq, por ka goditur 4 herë edhe në Kupën e Italisë për ekipet “Shpresa”, ku ka luajtur vetëm 6 ndeshje. Natyrisht, nuk mund të themi se Sulejmani është ndër më të dalluarit sulmues të kampionatit italian të Shpresave këtë vit, pasi lojtarë si Vlahovic, Russo, Korona apo Ferraris kanë shënuar dyfishin e golave të tij, madje edhe më shumë. Gjithsesi, te kryeqytetasit vetëm Gonzales ka shënuar më shumë sesa sulmuesi i Shqipërisë U19, 9 rrjeta deri tani.

Lacio ka 50 pikë në 28 javë, dhe është vetëm 4 pikë larg Inter, që mban vendin e parë, ndërsa duhen edhe 6 ndeshje deri në mbyllje të kampionatit, teksa kujtojmë se Flavio Sulejmani aktualisht bën pjesë në Shqipërinë U21, në të cilën kaloi pasi shënoi 3 gola në 11 ndeshje te Kombëtarja e moshave U19, ndërsa ka pasur 4 rrjeta në U17 e 3 në U16. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!