Talebanët pushtojnë një tjetër qytet, forcat afgane nuk bëjnë rezistencë

schedule20:39 - 14 Gusht, 2021

schedule 20:39 - 14 Gusht, 2021

Luftëtarët talebanë morën qytetin verior Mazar-i-Sharif, bastioni i fundit i forcave qeveritare afgane në veri, të shtunën në mbrëmje. Forcat afgane nuk kanë bërë rezistencë, por janë larguar drejt kufirit me Uzbekistanin, tha një zyrtar i provincës së Balkh.

“Talebanët kanë marrë kontrollin e Mazar-i-Sharif,” tha Afzal Hadid, kreu i këshillit krahinor të Balkh, duke shtuar se qyteti duket se ka rënë pa luftë. Ushtarët braktisën pajisjet e tyre dhe u drejtuan për në pikën kufitare.

“Të gjithë anëtarët e forcave të sigurisë janë larguar nga qyteti Mazar,” tha ai, megjithëse përleshjet sporadike vazhdojnë në një zonë jashtë qendrës së qytetit.

“Talebanët po parakalojnë me automjetet dhe motoçikletat e tyre, duke gjuajtur në ajër për të festuar,” tha Atikullah Gayor, i cili jeton pranë xhamisë së famshme blu në Mazar-i-Sharif, duke shtuar se forcat afgane po tërhiqeshin nga qyteti. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!