Talat Xhaferri viziton Tiranën

schedule16:16 - 20 Dhjetor, 2017

schedule 16:16 - 20 Dhjetor, 2017

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferri, po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë ku u prit nga kryeparlamentari i Shqipërisë, Gramoz Ruçi. Në kuadër të rritjes së bashkëpunimit dypalësh, dy homologët vlerësuan edhe mbledhjen e parë të përbashkët të qeverive, që u zhvillua në Pogradec. Në takim u nënvizua nevoja për bashkërendimin e përpjekjeve për integrimin në BE, si dhe rëndësia e zgjerimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat mbi bazën e kritereve të përbashkëta dhe komunikimit institucional. Talat Xhaferri u prit edhe nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili është shprehur se Shqipëria mezi pret anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Duke vlerësuar tendencën pozitive për zgjidhjen e çështjes së emrit, Presidenti Meta nënvizoi se, stabiliteti dhe zhvillimi i Maqedonisë është në interesin e drejtpërdrejtë të Shqipërisë, por edhe për të gjithë rajonin. Meta shprehu besimin për miratimin së shpejti të ligjit për gjuhën shqipe nga Parlamenti i Maqedonisë, duke theksuar se ky akt do të ndihmonte në përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndër-etnike në Maqedoni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!