Talat Xhaferri në “Ballkan”: BE të tejkalojë ngërçin me veten dhe të mbajë premtimet

schedule20:30 - 16 Qershor, 2021

schedule 20:30 - 16 Qershor, 2021

Nga Linda Karadaku

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria presin më në fund hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, në një sagë përpjekjesh prej dekadash tashmë për t’iu bashkangjitur Unionit. Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, thotë se ne i përkasim Evropës dhe vendin e kemi në BE. “Është koha që BE të mbajë premtimet”, thekson ai në një intervistë për emisionin Ballkan.

“S’do mend që do të ishte fatkeqësi për vetë Unionin Evropian nëse do të instalohej sistemi i pengimit të proceseve, për faktin që do të ishte, do të vihej në pikëpyetje vetë efikasiteti dhe qëndrueshmëria e institucioneve evropiane kundrejt premtimeve apo vlerave që propagandohen.

Për fat të mirë, edhe përskaj kësaj situate, mbështetja ndër qytetarët, edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, edhe në Republikën e Shqipërisë, është në nivelin e duhur të lartë, në mbështetje për anëtarësim në Unionin Evropian, edhe për faktin, që edhe gjeografikisht, edhe fizikisht, edhe mentalisht, vendin e kemi në Unionin Evropian.

Mendoj që institucionet përkatëse të BE-së, duhet të bëjnë përpjekjet e fundit që të tejkalojnë atë ngërç së pari që e kanë mes veti, me instrumentet e vendosura gjatë themelimit, zhvillimit, përparimit të Unionit Evropian dhe t’i mbeten koshientë asaj që vetë e kanë vlerësuar se dy vendet tona i kanë përmbushur obligimet dhe është radha që Unioni Evropian, gjegjësisht institucionet e BE-së, të përmbushin premtimet që kanë dhënë” u shpreh Talat Xhaferri. d.b/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!