Talat Xhaferi “zemërohet” me përkthyesen: Fol shqip

schedule18:24 - 10 Dhjetor, 2018

schedule 18:24 - 10 Dhjetor, 2018

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun e tij shqiptar Ruçi, kryetari i parlamentit të Maqedonisë është nervozuar me përkthyesen, duke i kërkuar asaj që të përkthente nga gjuha maqedonase në shqip.

Një moment pakujdesie e përkthyeses e ka nervozuar kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, në momentin që po i drejtohej mediave bashkë me kolegun e tij shqiptar Gramoz Ruçi. Kryeparlamentarit Xhaferi i është dashur të tërheqë vëmendjen e saj disa herë duke i rënë foltores.

Por dhe kur ka filluar të përkthejë, përkthyesja po fliste maqedonisht. Sërish Xhaferri i ka kërkuar që të përkthejë në Shqip për Ruçin atë që ai sapo kishte thënë në gjuhën maqedonase. Momenti ka shkaktuar të qeshura në sallën e konferencës për shtyp ku dhe kryeparlamentari maqedonas është munduar të buzëqeshë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!