Talasemikët në Lushnjë, mjekët: Kërkohen dhurues vullnetarë

schedule13:11 - 8 Maj, 2019

schedule 13:11 - 8 Maj, 2019

Të sëmurët me talasemi në Lushnjë, që u duhet të marrin gjak çdo dy javë, varen nga dhurimet vullnetarë. Mjeket thonë për ABC News, se gjendja po përmiresohet, pavarësisht se gjetja e dhuruesve vullnetarë mbetet problem i përhershëm.

Prej 25 vjetësh ky prind nga Fieri, sjell vajzën e tij talasemike në spitalin e Lushnjës. Fatmirësisht sot do të marrë gjak, sepse dikush ka dhuruar.

Prind: “Vij nga Fieri një herë në dy javë, në spitalin e Lushnjës”.

Dhurues: “Asgjë, thjesht mu tipos dhe e bëra, është hera  e parë”.

Të sëmurët me talasemi, që trajtohen në spitalin e Lushnjës, u duhet të marrin gjak çdo dy javë. Sigurimi i tyre varet nga dhurimet vullnetare. Shkollat, kishat dhe xhamitë, janë institucionet ku mjekë e infermierë të spitalit kërkojnë ndihmë.

Ariana Zaka Mjeke Hematologe: “Problematika ekziston dhe gjithmonë do ekzistojë, se kjo arrihet nëpërmjet dhurimit dhe dhurimet janë të vështira”.

Problemi i gjetjes së vullnetarëve mbetet i përhershëm. Mjeku transfuziolog Endrit Susaj, i cili vjen çdo ditë nga Tirana në Lushnjë thotë se situata është përmirësuar.

Mjeku: “Mbetet problematikë për shkak të numrit të dhurimeve në Lushnje. Numri i dhurimeve për gjithë vitin 2019 me 450 dhurime vullnetare”.

Në qendrën e hemoglobinopative në Lushnjë trajtohen 140 pacientë talasemikë nga Fieri, Berati, Vlora dhe Elbasani. Nevojat për gjak janë të vazhdueshme dhe vetëm sot sipas mjekëve janë gjendje 45 qeska, të mjaftueshme për një ditë. /ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!