Një grup protestuesish duke brohoritur ‘Taksojini të pasurit’ u mblodhën jashtë Met Gala të hënën mbrëma, duke bllokuar përkohësisht një furgon që mbante Paris Hilton ndërsa protestonin kundër ngjarjes së mrekullueshme dhe të mbushur me yje.
Tensioni jashtë Muzeut Metropolitan të Artit bëri xhiron e rrjeteve sociale dhe rezultoi në arrestimin e të paktën një protestuesi.
‘Tax the rich’ protesters block Paris Hilton’s vehicle outside Met Gala @anadoluagency pic.twitter.com/gOBDkoE0m4
— L. Vural Elibol (@vuralelibol) May 2, 2023
Një mori yjesh, përfshirë Kim Kardashian, Rihanna dhe Nicole Kidman, i bënë homazhe stilistit legjendar Karl Lagerfeld, i cili u nda nga jeta në vitin 2019.
Sipas një postimi në Twitter nga gazetarja e stafit të Inc. Sarah Lynch, protestuesit në një moment bllokuan shkurtimisht një furgon të zi që mbante Paris Hilton në rrugën e saj për në galan e mrekullueshme.
Një tjetër postim në Twitter tregon një protestues duke u arrestuar në rrugë nga një oficer i NYPD. Departamenti nuk ka dhënë menjëherë informacion në lidhje me arrestimin./abcnews.al