Taksimi i shtëpive me qira/ Zak Topuzi: Sektor jotransparent, informaliteti u bë shqetësues

schedule18:20 - 6 Nëntor, 2023

schedule 18:20 - 6 Nëntor, 2023

SHQIPËRI- Kryetari i Shoqatës së Hoteleri Turizmit, Zak Topuzi foli për projektligjin, që qeveria ka hedhur për konsultim publik për taksimin e apartamenteve që jepen me qira ditore.

Ai tha se kjo masë e aplikuar edhe në Bashkimin Evropian, ndërsa  e cilësoi këtë masë si të duhurën për formalizmin e tregut dhe goditjen e konkurrencës së pandershme.

“Në fakt rritja eksponenciale e kapaciteteve të akomodimit, të sektorit të apartamenteve dhe vilave ka qenë një shqetësim dhe një rritje e paparashikuar për të gjithë botën, por kryesisht për BE. E gjeti papërgatitur, ndërkohë që ky sektor nuk kishte një zhvillim transparent të mjaftueshëm, u theksua nga Brukseli, ndaj duhej një përmirësim ligjor I domosdoshëm ligjor për ta thyer këtë sistem, m që të funksionojë me standard dhe me rregulla. Kjo bëri që edhe qeveria jona ta marrë seriozisht këtë problem. Gati 48% e të gjithë kapaciteteve akomoduese janë në sektorin e apartamenteve dhe vilave dhe kjo bëri që qeveria të detyrohet një ligj, i cili për të thënë të vërtetën do ndihmojë në formalizmin e tregut, do të ndihmojë bashkitë të mbledhin të ardhurat  dhe taksat dhe sigurisht që bizneset e hotelerisë, apartamenteve dhe vilave do mbesin në biznesin e vogël dhe do paguajë shifrën që u takojnë”, tha ai.

Ai shtoi se janë gati gjysma e këtij tregu jashtë kontrolli, ndaj duhet masë konkrete për të pasur transparencë të shtuar.  Sipas Topuzit, humbësit më të mëdhenj i mos vjelljes së taksës janë bashkitë, të cilat humbasin shumë në mbledhjen e taksave.

“Janë 30 mijë apartamente që janë të listuara në motorët e shitjes. Janë gati gjysma është jashtë kontrollit, formalizmit të tregut dhe humbësit më të mëdhenj janë bashkitë, të cilat nuk përfitojnë taksën e pastrimit për këto biznese, të cilat duke qenë jashtë taksave janë konkurruese direkt për industrinë hoteliere, të cilët paguajë rregullisht taksa janë të formalizuara”, tha ai./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!