Taksimi i profesioneve të lira/ Në “sitë” edhe influencerat për të ardhurat nga rrjetet sociale

schedule14:40 - 22 Shtator, 2023

schedule 14:40 - 22 Shtator, 2023

Që  nga 1 janari 2024 të gjithë ata persona që përfitjonë të ardhura nga platformat online do të taksohen.

Në këtë mënyrë parashikohet që të ardhurat nga Tik-Tok, Instagram, Facebook, Youtub Booking dhe AirBnB Google,  apo në platforma të blerjes së mallrave, si Amazon, Alibaba etj.do t’u kërkohet të paguajnë tatimin mbi të ardhurat në masën 15%. sipas udhëzimit  të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për të identifikuar këta individë,do të mbështeten mbi pagesat që këto kompani i bëjnë këtyre individëve përmes llogarive bankare.

Po ashtu në udhëzimin e publikuar në fletore zyrtare  është vendosur që të tatohen edhe individët që japin pronat e tyre me qira ditore në platformat  si Booking dhe AirBNB, si dhe reklamuesit, që paguhen nga platformat e tregtisë online si Amazon dhe Alibaba.

Deri më tani këto kategori nuk ishin pjesë e tatksimit ndërsa influencera dhe bloger kanë deklaruar vlera të mëdha fitimi nëpërmjet platformave të tyre.

Në udhëzim detajohet edhe taksimi i të vetë-punësuarit  ku përfshihen edhe profesionet e lira me të ardhura deri në 14 milionë lekë në vit që do të paguajnë 15%, ndërsa mbi 14 milionë lekë tatimi do të jetë në 23%.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!