Taksimi i profesioneve të lira, ekspertët: Presion i panevojshëm

schedule13:16 - 3 Nëntor, 2022

schedule 13:16 - 3 Nëntor, 2022

Paketa Fiskale, pjesë e buxhetit të ri për vitin 2023, ka dhe një propozim për të taksuar profesionet e lira, e cila sipas ekspertëve do ta rrudhë akoma më shumë ekonominë në vend, duke ndaluar hapjen e bizneseve të reja. Në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, të ftuar ishin eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj si dhe avokati për çështjet ekonomike Ili Gërdupi.

Sipas ekspertëve bëhet fjalë për avokatët, mjekët, infermierët, dentistët por edhe ata që ofrojnë shërbime të tilla si dizajner, fotograf, madje dhe mekaniku etj, pavarëisht xhiros së tyre. Tashmë projekt-ligji ka mbërritur në Kuvend dhe sipas avokatit për cështjet ekonomike Ili Gërdupi parashikon që të sjellë rreth 17 milion euro të ardhura të reja në buxhetin e shtetit, të cilat janë të papërfillshme me sasinë e të ardhurave që grumbullohen në Buxhetin e Shtetit.

Duke iu referuar se cfarë do rezultati do të ketë kjo politikë, Gërdupi u shpreh që:

‘Është shumë e vështirë të bëhet një parashikim paraprak, më pak biznese të reja që do të hapen, një numër i madh personash që ushtrojnë si persona fizikë, mund të bashkohen me të tjerë profesionistë. Sigurisht do ta gjejnë një zgjidhje, por duke shtuar kostot administrative, duke puënsuar financierë, llogaritarë etj. Një taksë e tillë është parashikuar në 15% por mund të shkojë edhe në 23%’.

Sipas ekspertit të ekonomisë Eduart Gjokutaj ‘në momentin që ti iu ndërhyn këtyre profesionistëve, është një presion i panevojshëm dhe nuk shkon me reformat që janë marrë për thithjen e trurit, nuk e ndihmojnë fuqizimin e ekonomisë’.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!