Taksë prodhuesve të energjisë, ligji në Parlament, shteti merr 50% të fitimit për shitjet mbi 8.5 l/kWh

schedule15:44 - 15 Dhjetor, 2022

schedule 15:44 - 15 Dhjetor, 2022

Prodhuesit e energjisë elektrike do të tatohen  për fitimet shtesë nga shitja e energjisë në treg .Ministria e Financave dhe Energjisë kanë dorëzuar në Kuvend Draftin mbi bazë të cilit do të bëhet  tatimi  i cili është konsideruar  i jashtëzakonshëm pasi do të përdoret  si një fond  për të mbrojtur konsumatorët, veçanërisht shtresat në nevojë, nga ndikimet e rritjes së çmimeve nga lufta Rusi – Ukraine.

Në draft përcaktohet se tatimi do të zbatohet mbi  “Të ardhura shtesë” nga shitja në treg të lirë e energjisë elektrike, të prodhuar me çmim më të lartë se 8.5 lek/kWh. Taksimi do të jetë sa gjysma e fitimit pra në masën 50 për qind të të ardhurave të krijuara mbi çmimin 8.5 lek/kWh.

Por ky taksim për prodhuesit e energjisë do të zbatohet vetëm nëse në vitin përkatës çmimi mesatar i shitjes së energjisë në bursën hungareze është mbi 180 euro/MWh. Në çdo rast, ky ligj e humb efektin e tij në datën 31 dhjetor 2024.

kontributi i solidaritetit në bazë të projektligjit derdhet në një llogari të veçantë të buxhetit të shtetit dhe ky kontribut përdoret në mënyrë transparente për paketat sociale në ndihmë të qytetarëve dhe biznesi

Llogaritja e tatimit të veçantë do të kryhet nga Drejtoria e Tatimeve që në Janar të vitit 2023 dhe kompanitë do të kenë mundësi të paguajnë detyrimin me dy këste.

Të ardhurat e pritshme në buxhetin e vitit 2023  vlerësohen të jenë 8.3 miliardë lekë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!