Taksë 33% për prodhuesit e energjisë, Shushku: Vendosja e një çmimi tavan do ishte më normale

schedule19:33 - 21 Tetor, 2022

schedule 19:33 - 21 Tetor, 2022

Tre ditë më parë, kryeministri Rama nga Përmeti bëri me dije se  do të vendoset një taksë e jashtëzakonshme, prej 33% ndaj prodhuesve të energjisë dhe të ardhurat do të shkojnë si mbështetje për qytetarët.

Anita Shushku, drejtuese e bordit të shoqatës  së prodhuesve të energjisë në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Radarin Informativ” në Abc, me gazetaren Juli Xhokaxhi u shpreh se kjo taksë me siguri do të jetë për prodhuesit që e shesin energjinë jashtë vendit.

Shushku: Nuk mendoj se prodhuesit e vegjël do të preken nga kjo taksë. Mendoj se do të prekë gjithë prodhuesit e mëdhenj që do ta shesin energjinë jashtë.

Por a është e përballueshme një taksë 33%? Sipas Shushkut do të ishte më mirë që të vendosej një çmim tavan, në vend të një takse.

Shushku: Vendosja e një takse 33% do ishte shumë e vështirë për të bërë një llogaritje sepse varet sa do jetë çmimi i tregut, çfarë lloj prodhimi do ketë. Vendosja e një çmimi tavan do ishte më normale, sepse vendosja e një % nuk do ishte e saktë dhe do penalizonte në mënyrë të padrejtë…ose ndoshta nuk do ishte fitimi aq i drejtë./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!