Taksa për qentë i solli Gjermanisë 414 milionë euro

schedule15:45 - 4 Tetor, 2023

schedule 15:45 - 4 Tetor, 2023

Në Gjermani u thye një rekord në sasinë e arkëtuar në bazë të taksës për qentë dhe vitin e kaluar arriti në 414 milionë euro me një rritje prej 3.3 për qind në vitin 2022.

Sipas të dhënave të Byrosë Federale të Statistikave (Destatis), komunat kanë mbledhur 414 milionë euro taksa nga pronarët e qenve vitin e kaluar.
Të ardhurat nga taksa e qenve në Gjermani janë rritur me 44 për qind në dhjetë vitet e fundit.

Në vitin 2012, komunat kanë mbledhur 288 milionë euro taksë për qentë.

Destatis tha në një deklaratë se gjithnjë e më shumë njerëz zotërojnë qen, veçanërisht gjatë dhe pas pandemisë Covid-19.

Në njoftim thuhet se në shumë komuna shuma që duhet të paguajnë pronarët e qenve varet nga numri i qenve në shtëpi apo nga raca e qenve. Shuma vjetore dhe struktura e tarifës për qentë përcaktohet nga komuna kompetente.

Në Gjermani, çdo vit paguhet një taksë për qentë. Pronarët e qenve që nuk paraqesin deklarata tatimore ose paguajnë taksa në vend mund të gjobiten./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!