Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar pasditen e së mërkurës një takim me ambasadorët e Kuintit dhe kreun e delegacionit të BE-së në Beograd. Takimi ka patur në fokus vendimin më të fundit të qeverisë në Prishtinë, për të rritur në 100 për qind taksat për produktet serbe të importuara. Vendimi i Kosovës për rritjen e taksave erdhi pasi vendi nuk arriti të anëtarësohej në Interpol për shkak të lobimit serb. Në mbledhjen me ambasadorët kanë qenë të pranishëm edhe ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç dhe shefi i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç. Më herët gjatë ditës, Vuçiç zhvilloi takime me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës. Lëvizja e palës kosovare është konsideruar në Beograd si sfida më politike dhe më e vështirë që prej shpalljes së pavarësisë. /abcnews.al
Taksa për produktet serbe, Vuçiç takim me ambasadorët
schedule18:32 - 21 Nëntor, 2018
schedule 18:32 - 21 Nëntor, 2018