Taksa e formimit i mohoi Superioren, Tafa firmos në Serie C

schedule20:19 - 2 Shkurt, 2021

schedule 20:19 - 2 Shkurt, 2021

Shaqir Tafa, mbrojtësi që ka luajtur me Shqipërinë U21, iu bashkua në verë Tiranës dhe u prezantua., por nuk luajti asnjë minutë me bardheblutë.

Kampionët në fuqi nuk mund të paguanin taksën e formimit dhe Tafa duhet të kthehej sërish në Itali, për ta vijuar karrierën në ndonjë klub atje.

Prej disa kohësh Tafa po stërvitej me skuadrën e Piacenza dhe së fundmi ka ardhur edhe zyrtarizimi i marrëveshjes, deri në qershor të vitit 2021. Skuadra italiane po lufton për të qëndruar në Serie C. /abcnews.al