Shaqir Tafa, mbrojtësi që ka luajtur me Shqipërinë U21, iu bashkua në verë Tiranës dhe u prezantua., por nuk luajti asnjë minutë me bardheblutë.
Kampionët në fuqi nuk mund të paguanin taksën e formimit dhe Tafa duhet të kthehej sërish në Itali, për ta vijuar karrierën në ndonjë klub atje.
Prej disa kohësh Tafa po stërvitej me skuadrën e Piacenza dhe së fundmi ka ardhur edhe zyrtarizimi i marrëveshjes, deri në qershor të vitit 2021. Skuadra italiane po lufton për të qëndruar në Serie C. /abcnews.al