Taksa 100 lekë për litër, Gjylameti: Për të nxitur prodhuesit vendas të prodhojnë qumësht të freskët

schedule22:35 - 10 Nëntor, 2021

schedule 22:35 - 10 Nëntor, 2021

Në emisionin “Bardh a Zi” në ABC me Erion Kriston dhe Ornela Gaçen është duke u diskutuar paketa fiskale e propozuar nga qeveria. Ndër të tjera mes të ftuarve në studio u diskutua edhe rreth taksës që parashikohet të aplikohet tek qumështi pluhur që futet nëpërmjet importit në vend.

Deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti u shpreh se taksa 100 lekë për litër synohet të vendoset për të nxitur prodhimin e qumështit të freskët.

“Ka debat në pjesën e deklarimit të qumështit pluhur. Vendosja e kësaj takse nxit prodhuesit vendas për të vijuar me rritjen e prodhimit vendas. Kërkesa nga prodhuesit e qumështi, ishte që do të na dëmtoni dhe do të rritet kosot. Për sa kohë në etiketa, kemi një përqindje shumë të ulët pluhur,  për sa kohë nuk figuron një shkrim i tillë për çfarë do t’u rritet kostoja?”

Lexo edhe: Zbythja e shtetit përballë qumështit pluhur. Si mashtrohen qytetarët me etiketat, taksa që vërtetoi se pluhurin po e hamë për “BIO”

Po ashtu, Gjylameti bëri të ditur se Ministria e Bujqësisë ka një fond të posaçëm për AKU-në që të rrisë kapacitetin e laboratorëve për të kuptuar vërtetësinë e etiketave, në krahasim me cilësinë.

Por, Nikolin Jaka u shpreh se më këtë çështje është duke u abuzuar.

“Sipas ligjit, qumështi, kosi, djathi kaçkavall, gjiza të ndalon ligji të përdorësh qumësht pluhur, po abuzojnë deputetë e opinionistë. Nuk dinë të vërtetë, qumështi pluhur lejohet për t’u përdorur në industrinë e prodhimit të qumështit për foshnje në ushqim për foshnje, në industrinë e prodhimit të ëmbëlsirave, pijeve me bazë qumështi, industrinë e prodhimit të çokollatës, akullores… të shprehet në etiketë sasia e përdorimit që përdoret. Nuk lejohet të përzihet qumështi pluhur me qumështin masiv. Ministria e financave nuk i vendos asnjë taksë produkteve që janë me bazë qumështin pluhur. Ku është sensi këtu?” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!