Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama lidhur me akuzat e këtij të fundit se takohet skutave me trafikantët që janë subjekte të OFL-së.
Meta tha në Opinion se nuk mund të takohet me asnjë person pa qenë nën mbikëqyrjen e Gardës së Republikës, ndërsa iu kundërpërgjigj kreut të qeverisë duke shtuar se ai është i vetmi person me rekorde kriminale që ka takuar.
“Shpifjet e kryeministrit tonë të dashur nuk kam kohë t’i takoj. Unë të vetmin person që kam takuar me rekorde kriminale është Edi Rama. Lëri ato përrallat e atij çfarë di ai. Unë ruhem nga garda e Republikës.
Unë jam te shtëpia, te pallati i Brigadave, të rezidenca në Durrës dhe shtëpia ku jetoj në Lalëz. Unë nuk mund të shkoj askund. Ai gënjen edhe pa hapur gojën jo më kur hap gojën. Ai ka bërë një krim të jashtëzakonshëm sepse ka frikë nga vota e shqiptarëve. Me lista të hapura i del nga kontrolli Partia Socialiste. Ai është mister 1 prilli”, shprehet Meta./mv. abcnews.al