Vijon ende takimi i Këshillit Politik për reformën zgjedhore.
ABC News ka mësuar se gjatë mbledhjes, Oerd Bylykbashi dhe Damian Gjiknuri janë shkëputur për tu takuar kokë më kokë me përfaqësuesin e ambasadës amerikane i cili ndodhet me diplomatë të tjerë në këtë mbledhje.
Mësohet se Ian R. Crawford është i dërguari i ambasadës amerikane në tryezën e negociatës.
LEXO edhe: Zbardhet propozimi i opozitës për qeverinë kujdestare, ç’po ndodh pas dyerve të mbyllura?
Crawford mban detyrën e shefit të seksionit politik dhe ekonomik.
Gjatë takimit me dyshen Gjiknuri-Bylykbashi është bashkuar dhe nën kryetari i LSI Petrit Vasili.
Më herët u zbardh edhe propozimi i opozitës për qeverinë tranzitore ndërkohë që detaje të tjera priten në orët në vijim./abcnews.al