Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Takimi Trump-Zelensky-BE/ Presidenti amerikan: Putin ka pranuar garanci sigurie për Ukrainën

schedule20:59 - 18 Gusht, 2025

schedule 20:59 - 18 Gusht, 2025

Ka nisur në Shtëpinë e Bardhë takimi midis presidentit amerikan, Donald Trump, homologut ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësve evropianë.

Gjatë fjalës së tij, Trump tha se po punhet që kjo lufta Ukrainë-Rusi të mbarojë.

Trump shtoi se presidenti rus, Vladimir Putin do të pranojë garanci sigurie për Ukrainën.

“Unë besoj se në një hap shumë të rëndësishëm, Presidenti Putin ra dakord që Rusia të pranonte garanci sigurie për Ukrainën. Mendoj se kombet evropiane do të marrin përsipër një pjesë të madhe të barrës. Ne do t’i ndihmojmë ata dhe do ta bëjmë shumë të sigurt.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!