Takimi Thaçi – Grenell në Berlin: Zhbllokimi i dialogut dhe zhvillimet pas zgjedhjeve të 6 tetorit

schedule17:04 - 31 Dhjetor, 2019

schedule 17:04 - 31 Dhjetor, 2019

Larg syrit të mediave është mbajtur dje në kryeqytetin gjerman një takim në mes të presidentit të vendit, Hashim Thaçit e të dërguarit të posaçëm të presidentit amerikan në dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.

Temë kryesore ka qenë zhbllokimi i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, por është diskutuar edhe për zhvillimet pas zgjedhjeve të gjashtë tetorit. Presidenca nuk ka komentuar takimin ndërsa zyra e Grenell ka thënë se nuk mund të japë informacione lidhur me takimet private që mban ambasadori amerikan në Gjermani.

Dick Custin, zyrtar për median në zyrën e të dërguarit special për dialogun Kosovë – Serbi ka thënë për Gazetën Express se Grenell takohet rregullisht me njerëz dhe grupe të ndryshme. Dialogu Kosovë – Serbi ka mbetur pezull që nga vendosja e takës 100 për qind nga qeveria e Kosovës për produktet serbe dhe boshnjake.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar pezullimin e taksës për ti hapur rrugë vazhdimit të fazës së fundit të dialogut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!