ABC News zbardh listën e marrëveshjeve që pritet të miratohen ditën e sotme në mbledhje e përbashkët të dy qeverive Shqipëri-Kosovë.
Mes tyre është një marrëveshje për zbatimin e lehtësirave të ndërsjella në kontrollet doganore të hyrjes dhe daljes së mallrave, bashkëpunimi në përballimin e pandemisë së koronavirusit. Në listën e marrëveshjeve është edhe ndihma e ndërsjellë në raste fatkeqësish natyrore.
Takimi mes përfaqësuesve të dy qeverive pritet të nisë në 11:30, ndërsa në orën 12:45 pritet të mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare. (lexo ketu axhenden)
– Marrëveshje për Zbatimin e Lehtësirave të Ndërsjella në Procedurat Doganore të Kontrollit të Hyrje-Daljeve së Mallrave.
– Bashkëpunim në fushën e transportit hekurudhor
– Krijimi i fondit të përbashkët në mbështetje të Luginës së Preshevës
– Bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjellë në raste fatkeqësish Natyrore dhe fatkeqësive të tjera
– Bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e sigurisë
– Marrëveshje për shmangien e Tatimit të dyfishtë mbi të Ardhurat dhe mbi Kapitalin si dhe për Parandalimin e Evazionit Fiskal
– Marrëveshje bashkëpunimi mes MF dhe Ministrise së Ekonomisë dhe Punësimit
– Krijimi i Korridorit Digjital 5G
– Themelimi i Ligës së Përbashkët të Basketbollit
– Platformë e përbashkët digjitale të Arsimit parauniversitar
– Kalendar i Përbashkët Kulturor vjetor
– Marrëveshje për bashkëprodhim të Filmit
– Memorandum bashkëpunimi mes Ministrive të Kulturës
– Marrëveshje për përballimin e Covid -19
/mv. abcnews.al