Takimi Putin-Zelensky, rusët tregojnë se kur mund të ndodh një gjë e tillë

schedule17:15 - 18 Mars, 2022

schedule 17:15 - 18 Mars, 2022

“Financial Times” raportoi ditën e Mërkurë se ka një plan prej 15 pikash mbi të cilat Rusia dhe Ukraina mund të arrijnë marrëveshjen e paqes mes tyre.

Plan për të cilin reagoi edhe këshilltari i presidentit ukrainas Volodymir Zelensky, Mykhailo Podolyak, i cili pranoi se nga ana e Ukrainës pranohet armëpushimi i menjëhershëm si dhe integriteti territorial.

Lidhur me marrëveshjen për arritjen e paqes reagoi edhe Ukraina zyrtare e cila kërkoi që Turqia, Gjermania dhe 5 vendet anëtare të Këshillit të sigurimit të ishin garant

Ndërkohë që gjatë ditës së premte ka ardhur dhe reagimi nga ana e Rusisë, ku ka qenë vende kreu i delegacionit Rus, Vladimir Medynski, i cili ka thënë se kusht për takimin e drejtpërdrejtë mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas Volodymir Zelensky mund të jetë arritja e një marrëveshjeje për planin e paqes, por pa ju referuar konkretisht se për cilën nga pikat bëhet fjalë.

Duke folur për Ria Novosti, Medinsky, ka thënë se para se të flitet për një takim mes dy presidentëve më parë duhet të bihet dakord për tekstin e traktatit, i cili sipas propozimeve tona duhet të nënshkruhet nga ministrat e jashtëm.

Do të them vetëm se para se të flasim për takimin mes liderëve, është e nevojshme që negociatorët të përgatisin dhe të bien dakord për tekstin e traktatit, i cili sipas propozimeve tona duhet të nënshkruhet nga ministrat e jashtëm. Më pas traktati do të të miratohet nga qeveritë dhe vetëm më vonë do të ketë kuptim të flasim për një samit të krerëve të shteteve”, shpjegoi Medinsky.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!