Takimi Putin-Orban/ Presidenti i Këshillit Evropian: Hungaria nuk ka mandat të angazhohet me Rusinë në emër të BE-së

schedule15:36 - 5 Korrik, 2024

schedule 15:36 - 5 Korrik, 2024

Hungaria, pavarësisht se ka marrë presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian për gjashtë muaj, nuk ka mandat të angazhohet me Rusinë në emër të BE-së, tha të enjten Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

Në një postim në platformën X, Michel shkruan se “Këshilli Evropian është i qartë: Rusia është agresori dhe Ukraina është viktima. Asnjë diskutim për Ukrainën nuk mund të bëhet pa Ukrainën”.

Komentet e Michel erdhën pas raportimeve se kryeministri hungarez Viktor Orban do të vizitojë Moskën më 5 korrik dhe do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin.

Nga ana tjetër udhëheqësi hungarez theksoi se “paqja është e rëndësishme për të gjitha vendet” në Evropë, duke u zotuar për kontributin e vendit të tij në zgjidhjen e konfliktit ukrainas.

Ai theksoi se Hungaria do të vazhdojë të ofrojë ndihmë për refugjatët ukrainas dhe është e gatshme të kontribuojë në modernizimin e ekonomisë ukrainase.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!