Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe pjesëtarët e kabinetit qeveritar që do të udhëtojnë me të për në Uashington, për shkak procedurave standarde që po aplikohen aktualisht, janë testuar për COVID 19.
Mësohet se as kryeministri Hoti dhe as pjesëtarët e kabinetit qeveritar që do ta shoqërojnë atë, nuk kanë asnjë shenjë që lidhet me gripin.
Mirëpo, testimi është bërë për t’iu përmbajtur procedurave të kërkuara të udhëtimit për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Me ndërmjetësimin e SHBA, Kosova dhe Serbia po ulen pas dy vitesh në tavolinë të dialogut, në fazën e fundit të bisedimeve drejt marrëveshjes së paqes midis dy shteteve./abcnews.al