Në Shtëpinë e Bardhë u mbajtën ceremonitë e nënshkrimit të marrëveshjeve historike diplomatike mes Izraelit dhe dy vendeve arabe të Gjirit që mund të paralajmërojnë një ndryshim dramatik në dinamikat e Lindjes së Mesme dhe t’i japin atij një shtysë përpara për zgjedhjet e nëntorit.
Në një ceremoni të mbajtur këtë të martë në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Trump priti më shumë se 700 mysafirë të pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjeve mes Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit.
“Ditë historike për paqen në Lindjen e Mesme”, tha Trump.
Izraeli u përfaqësua nga kryeministri Benjamin Netanyahu, ndërsa Ministrat e Jashtëm Abullah bin Zayed Al Nahyan dhe Khalid bin Ahmed bin Mohammed Al Khalifa nënshkruan për Emiratet dhe Bahreinin.
Emiratet e Bashkaura Arabe dhe Bahreini thyejnë kështu një tabu, duke nënshkruan normalizimin e marrëveshjeve me Izraelin në Uashington, ndërsa rivendosja strategjike e vendeve të Lindjes së Mesme vazhdon me një çelës anti-iranian, duke rënë në këtë mënyrë, dakord, për t’i dhënë fund armiqësisë diplomatike me Izraelin për shkak të konfliktit të pazgjidhur palestinez.
Çelësi kryesor i marrëveshjes- Për palët e përfshira, thelbi kryesor i marrëveshjeve ka të bëjë me sovranitetin e Izraelit mbi Bregun Perëndimor. Kryeministri Netanyahu kishte premtuar se duke filluar nga muaji i ardhshëm, do të aneksonte pjesërisht territorin që bashkësia ndërkombëtare i atribuon shtetit të ardhshëm palestinez.
/abcnews.al/