Takimi në Greqi/ Nazarko: Rama i dha Himarën Mitsotakis për fushatë dhe i mori Athinën

schedule21:03 - 13 Maj, 2024

schedule 21:03 - 13 Maj, 2024

Analisti Mentor Nazarko ka deklaruar në ‘Real Story’ se kryeministri Edi Rama i dha homologut grek Himarën për fushatë me kryetarin e Athinës dhe i mori pikërisht këtë të fundit për takimin me emigrantët shqiptarë.

Ai ka theksuar se gjatë fjalimit, Rama mund të ishte më i qartë me mbajtjen e ligjit të luftës.

“Kemi një çështje të ‘hakmarrjes’ së vogël të Ramës ndaj Mitsotakis: sepse ai i dha Himarën Mitsotakis, e la të bënte një tubim pa e shoqëruar atë dhe i mori Athinën! Mitsotakis me siguri do të donte që të kishte numra të mëdha që ta shoqëronin në Himarë, por atje gjeti .. Bejlerin. E dyta, ironia që i bëri ai kryetarit të Athinës, nipi i Mitsotaqis që erdhi fushatë në Himarë dhe humbi zgjedhjet, edhe ajo ishte shumë ironi apo hakmarrje e bukur.

Barka ka shqetësim në lidhje me togfjalëshin “shqiptarët e Greqisë”- shprehje standart që i asocion me minoritetin si ura të miqësisë… Barka, ka një lloj ndjesie në subkoshiencë sepse po tërhiqen paralele me ta: kanë 40 vjet që janë vendosur në Greqi dhe Rama i quan zotër të saj njëjtë si minoritarët që sipas disa autorëve shqiptarë kanë ardhur si yzmeqarë  të shekullit të 19 dhe u vendosën në fshatrat shqiptar që kishin emrat e belerëve të asaj kohe duke fituar të drejtën e qytetarisë që ta konsideronin Shqipërinë si një shtet të tyre. Gjithmonë për t’u referuar pjesës pozitive të fjalimit të Ramës”, u shpreh analisti./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!