Takimi me Osmanin, Maas: RMV i ka përmbushur kushtet për të filluar negociatat me BE

schedule13:27 - 3 Maj, 2021

schedule 13:27 - 3 Maj, 2021

Ministri i Punëve të Jashtme, Heiko Maas në konferencën e përbashkët me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka deklaruar se Maqedonia e Veriut i ka përmbushur kushtet për të filluar negociatat për integrimin në Bashkimin Evropian.

“Kushtet, për qasje në Bashkimin Evropian i ka përmbushur që një kohë të gjatë. Për këtë, vjeshtën e kaluar u përkushtuam shumë që të hapim konferencën e parë qasëse në kuadër të kryesimit tonë. Por, atëherë nuk arriti, dhe tani në kohën e kryesimit portugez dhe më tej punojmë në atë, sepse konsiderojmë se jo vetëm që ka kuptim, por është e patjetërsueshme”, deklaroi Mass.

Kjo sipas tij duhet të ndodhë edhe për shkak të besimit të madh që e kanë qytetarët e Maqedonisë së Veriut tek Bashkimi Evropian, dhe për shkak të interesit të BE-së për t’u zgjeruar në Ballkanin Perëndimor.

“Kam dërguar mesazh të qartë, se të gjithë bashkërisht ecim drejt qëllimit të përbashkët dhe Gjermania qëndron në anën tuaj.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!