“Bashkëpunimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë është i hekurt. Ne jemi të vendosur të përballemi me sfida të përbashkëta në vitet që vijnë” shkroi Presidenti i SHBA Joe Biden në Twitter përpara takimit të mbrëmjes së sotme me Kancelaren gjermane Angela Merkel.
Kancelarja Merkel tashmë është takuar me Zëvendës Presidenten e SHBA Kamala Harris. Gjatë udhëtimit të saj të fundit në Uashington si kancelare, Merkel do të pritet nga Presidenti Biden në Shtëpinë e Bardhë.
Kancelarja gjermane pritet të parashtrojë një numër çështjesh në bisedime si dhe mesazhin se Gjermania është një aleate e ngushtë e Shteteve të Bashkuara./ Abcnews.al