Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim do të zhvillojë një takim me kreun e PD, Lulzim Basha. Gazetari Juxhin Mustafaraj raporton për abcnews.al se ambasadorja ka mbërritur në selinë blu.
Pritet që fokusi i takimit mes Bashës dhe ambasadores të jetë Reforma Zgjedhore dhe ajo në Drejtësi. Pak më herët ambasada amerikane bëri një deklaratë të fortë në lidhje me debatet e fundit në vend.
Sipas ambasadës reforma duhet përfunduar edhe pse deri më tani po ecen ngadalë dhe nuk është e përsosur. Ndërkaq, sot u zhvillua mbledhja e Këshillit Politik për “Zgjedhoren”.
LEXO EDHE: Financimi, kuota gjinore e periudha e zgjedhjeve, zbardhen propozimet e opozitës për “Zgjedhoren”
Damian Gjiknuri deklaroi pas mbledhjes se kanë rënë dakord për 3 propozimt e opozitës: për financimin e partive, rolin e grave dhe kohën e zgjedhjeve. ./abcnews.al