Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kinë ku është takuar me homologun e tij Wang Yi, shkruan The Guardian.
Pas përfundimit të takimit, ministri i jashtëm kinez është shprehur se Pekini dhe Moska janë të vendosur të forcojnë marrëdhëniet dypalëshe duke rritur bashkëpunimin.
Sipas Wang, marrëdhëniet midis dy vendeve i kanë rezistuar ndryshimit të situatës ndërkombëtare, ndërsa ripohoi mbështetjen e Kinës për bisedimet e vazhdueshme të paqes mes Rusisë dhe Ukrainës.
Wang Yi tha se Kina mbështet zgjidhjen e konfliktit dhe përpjekjet e Rusisë dhe Ukrainës për të kapërcyer “vështirësitë” e tyre dhe për t’i zgjidhur ato në mënyrë paqësore.
Vendet perëndimore, përfshirë SHBA-në, kanë paralajmëruar Kinën që të mos mbështesë Rusinë në luftën kundër Ukrainës.
/abcnews.al