Takimi me Kurtin, Vuçiç: Nuk do të jetë i lehtë, rezultati shihet në fund

schedule14:19 - 10 Qershor, 2021

schedule 14:19 - 10 Qershor, 2021

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka konfirmuar se do të udhëtojë të hënën për në Bruksel, ku është planifikuar të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ky është takimi i parë mes Kurtit dhe Vuçiçit. “Unë po shkoj në Bruksel të hënën, të martën ka një dialog që është i rëndësishëm”, tha Vuçiç.

Ai theksoi se dialogu është i rëndësishëm dhe se është e rëndësishme dhe se “rezultati shihet në fund të lojës”.

“Unë gjithmonë i kam admiruar ata që kërcënojnë të rrahin kundërshtarët e tyre para ndeshjes, nuk më intereson se çfarë thonë ata. Ne do të kujdesemi për interesat tona. Nuk do të jetë e lehtë në Bruksel, ata vijnë për ta organizuar shfaqjen, rezultati shkruhet në tabelë në fund”, theksoi Vuçiç.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!