Enkelejd Alibeaj, ishte i radhës që priti kryevëzhguesen e zgjedhjeve, Audrey Glove, në zyrën e tij, të marrë me qera. Në rreth 2 orë takim, Alibeaj është shprehur gjatë mbi problemet që ka me Sali Berishën, nisur që nga selia blu.
“E ka zaptuar selinë. Ai nuk përfaqëson PD”
Gjithashtu, po kaq me shqetësim Alibej, sic tregoi, i foli zonjës Glover për presion ndaj kandidatëve të tij, për zgjedhjet lokale.
“Është e papranueshme që kandidatët të ndodhen në sulme nga qeveria, por edhe nga ajo pjesë e tjetër”
Shefja e Misionit të ODIHR u takua dhe me kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Kreu i PR-së, ka ngritur disa shqetësime lidhur me zgejdhjet, nisur nga ndryhsimi I qendave të votimit, përdorimin e fondeve të buxhetit dhe i ka kërkuar Glover, prezencë dhe monitorim më të shtuar, në bashkitë e mëdha, si Elbasani, Durrësi, Tirana e Shkodra.
Këtë të mëkurë, Glover u takua dhe me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Të hënën kryevëzhuesja e ODIHR u takua me Ilir Metën dhe Sali Berishën. r.t/abcnews.al