Takimi me eurodeputeten, Balla: Progres raporti i këtij viti më i miri, zgjatja e vetingut emergjente

schedule11:02 - 8 Nëntor, 2021

schedule 11:02 - 8 Nëntor, 2021

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka pritur në takim raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian Isabel Santos. Ai u shpreh për media se vizita e saj në Tiranë përkon me një moment të rëndësishëm për vendin, pas publikimit nga KE të progres raportit për integrimin e vendit tonë në BE. Ky progres raport sipas Ballës është më i miri.

Kjo vizitë vjen në  një moment të rëndësishëm, nëse kemi parasysh publikimin nga KE të progres raportit. Progres raporti i këtij viti më i miri për Shqipërinë, i ka hapur dritën jeshile për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Edhe pse kjo është ndërlidhur me zgjedhjen e mosmarrëveshjes Bullgari Maqedoni. E rëndësishme për ne është se do vazhdojmë të intensifikojmë përpjekjet për të çuar para reformat. Theksuam nevojën e dakordësisë së të gjitha palëve për zgjatjen e organeve të vetingut. Jemi në kushtet e një nevoje emergjente që palët të bien dakord.”, tha Balla.

I pyetur për abstenimin e deputetit Fatmir Xhafaj në Këshillin e Legjislacionit ku maxhoranca votoi propozimin për t’iu drejtuar për opinion Komisionit të Venecias lidhur me zgjatjen e afateve të institucioneve të vetingut, Balla tha se kanë rënë dakord pë opinion të ri.

Nuk ka mungesë dakordësie. Xhafa ka dhënë kontribut të rëndësishëm në draftim dhe çuarjen përpara të reformës. Xhafa ka prezantuar këndvështrimin e tij lidhur me këtë çështje, por kemi rëndë dakord që të kemi opinion të ri. Kemi patur diskutim edhe së bashku si kryetar grupi. Ai mendon se Venecia e ka patur një opinion për këtë. Ka patur sensibilitet edhe nga opozita dhe ekspertë të tjerë, ndaj kemi kërkuar një opionin të ri”, tha  Balla.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!