Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në fjalën e saj të mbajtur gjatë takimit të zhvilluar me shqiptarët në Athinë, falënderoi qytetarët shqiptarë për mikpritjen madhështore.
‘Kjo sallë ai flamur dhe kjo bashkëjetesë flasin vetë, për ju dhe atë që ju keni bërë. Ju jeni krenaria e shqiptarëve, faleminderit nga zemra për ju shqipet e Greqisë’ ka thënë ajo.
Gjithashtu ajo falënderoi edhe shtetin grek për mikpritjen që u ka bërë shqiptarëve.
‘Sa herë vë këmbën në Greqi më vjen në mendje kur perdja e hekurt e komunizmit ra. Papritur kuptuam se ishim të varfër dhe të pa ngrenë, ishim të vetëm në një botë të madhe. Atëherë Greqia, fqinji ynë shekullor u shfaq pas asaj perde që rusej si toka e parë. Krah grekësh fisnik e zemërgjerë ndanë me ne bukë e kripë’, tha me tej ajo duke shtuar; ‘Sa shumë ka ndryshuar koha e shqiptarëve dhe Shqipërisë. Ju e keni bërë Shqipërinë më të madhe dhe më të fortë.’
/abcnews.al/