Takimi Kurti-Vuçiç, Von Cramon: Duhet guxim dhe lidership për tu arritur marrëveshja

schedule14:06 - 28 Shkurt, 2023

schedule 14:06 - 28 Shkurt, 2023

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka mirëpritur pranimin e propozimit të BE-së për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ajo ka potencuar se duhet guxim, vullnet politik dhe lidership për të arritur marrëveshje.  Qeveria e Kosovës ka dhënë detaje nga diskutimet me palën serbe dhe ndërmjetësuesit, një ditë pas takimit të nivelit të lartë në Bruksel.

Në një komunikatë për media, është potencuar se është arritur dakordimi që teksti i propozimit të BE-së, mbështetur nga Gjermania, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të mos ndryshojë.

Është theksuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur gatishmërinë për nënshkrimin e marrëveshjes bazë Kosovë – Serbi. Po ashtu, është potencuar se Serbia nuk ka qenë e gatshme ta nënshkruajë propozimin e BE-së.

Ditën e djeshme, në Bruksel është mbajtur takimi i gjashtë i nivelit të lartë në kuadër të procesit të dialogut, kryeministri Kurti ka thënë se Kosova ka treguar gatishmëri për të nënshkruar planin evropian, porse Serbia nuk ka qenë e gatshme.

Takimi i radhës i nivelit të lartë politik pritet të mbahet gjatë muajit mars.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!