Takimi Kurti-Vuçiç/ Borrell: Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjen për të zhdukurit e luftës

schedule22:01 - 2 Maj, 2023

schedule 22:01 - 2 Maj, 2023

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrel deklaroi se nuk ishte e lehtë të arrihej një marrëveshje për të zhdukurit e luftës, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Gjatë një deklarate për mediat, Borrell u shpreh se shpreson se të dy liderët do ta reskeptojnë këtë marrëveshje. Sipas Borrellit, detajet e kësaj marrëveshjeje do të diskutohen me të dyja palët.

“Pika tjetër që është diskutuar në këtë takim është Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Nuk ka qenë e lehtë të dakordësohet në pikën, në marrëveshjen për të zhdukurit, ku mijëra familje meritojnë të dinë fatin për të afërmit e tyre. Është koha për të mbyllur një kapitull të vështirë. Shpresojmë që liderët të repsektojnë këtë marrëveshje. Do t’i diskutojmë detajet dhe do t’i ftojmë palët në proces se si ta implementojmë këtë marrëveshje. Është një kapitull i rëndësishëm që vjen drejt fundit pas bisedimeve të gjata”, theksoi ai.

Kurti dhe Vuçiç miratuan Deklaratën për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë, gjatë një takimi në Bruksel. Deklarata parasheh disa angazhime për palët, që mund të çojnë në zbardhjen e fatit të mbi 1.600 personave që vazhdojnë të mbeten të zhdukur nga lufta e viteve 1998/99/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!