Takimi Kosovë-Serbi, Thaçi: Mirënjohës për përkushtimin e madh të SHBA-së

schedule09:39 - 14 Gusht, 2020

schedule 09:39 - 14 Gusht, 2020

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar rreth takimit të 2 shtatorit me Serbinë në Washington, me ftesë të emisarit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Thaçi nëq një postim në Facebook, shrkuan se e mirëpret takimin e paralajmëruar në Shtëpinë e Bardhë.

LEXO EDHE: Grenell: Liderët e Kosovës dhe Serbisë takim më 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë

Megjithatë nuk ka treguar nëse do të marrë pjesë në takimi i paralajmëruar ditën e dytë të shtatorit.

Mirëpres njoftimin për takim në mes të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Jemi mirënjohës për përkushtimin e madh të SHBA-së për paqe dhe stabilitet në rajon.”

Mëngjesin e sotëm Grenelli dha lajmin për takimin Kosovë-Serbi në Ëashington, takim që dështoi më 27 qershor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!