Gazetari Agim Baçi e ka cilësuar si një mesazh të qartë për Sali Berishën deklaratën e ambasadores Yuri Kim e cila u shpreh sot se për ata që janë përpjekur t’i vendosin Shtetet e Bashkuara përballë popullit të Shqipërisë, e kanë gabim.
I ftuar në “Radarin Informativ”, Baçi ka thënë mes të tjerash se Berisha po përdor një retorikë ekstreme politike. Sipas tij Berisha “luftën” që kishte me SHBA e ka kthyer ndaj kreut aktual të PD-së, Lulzim Basha, pasi ky i fundit e përjashtoi nga grupi parlamentar i PD-së.
“Ishte një mesazh jo vetëm mbështetje për Bashën, por thoshte me një retorikë për mbështetësit e Berishës dhe atë vetë. Berisha e ka vënë në një akuzë se mund të anashkalohej kjo. Basha ka respektuar një vendim të DASH. Ne nuk kemi luksin ti kërkojmë llogari DASH. Ky lloj përjashtimi ndodhi pas 8 vitesh në opozitë. Ata e kanë analizuar. Procesi gjyqësore do jetë formalitet dhe nuk do të arrijë të bëhet mendoj unë.” tha Baçi.
“Berisha është një luftarak i madh. Dhe luftën e tij nuk e bënte dot me SHBA dhe e kthyen ndaj Bashës. Një retorikë ekstreme politike. Është paradoksale se ai e pranoi se ka qenë mbështetësi i Bashës.” tha Baçi. /abcnews.al/