Takimi informal me Bashën, reagon Kim: Për çfarë bisedova me kryedemokratin

schedule23:00 - 19 Dhjetor, 2020

schedule 23:00 - 19 Dhjetor, 2020

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas takimit informal që zgjati për tre orë me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në një postim në Twitter, diplomatja amerikan shkruan se me kryedemokratin ka diskutuar për rolin e opozitës në demokraci, pikëpamjet e opozitës mbi çështjet kryesore dhe përgatitjet për zgjedhjet e 25 Prillit.

Kim shkruan po ashtu, se në këto zgjedhje, të gjitha partitë duhet të sigurohen që të gjithë kandidatët të jenë të pastër.

SHBA, sipas ambasadores, do të bëjë pjesën e saj për të mbështetur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

REAGIMI I PLOTË

“Sonte u takuaM me kryetarin e PD / Lulzim Basha. Diskutuan rolin thelbësor të opozitës në demokraci, pikëpamjet e opozitës mbi çështjet kryesore dhe përgatitjet për zgjedhjet e 25 Prillit. Të gjitha partitë duhet të kenë kandidatë të pastër. SHBA do të bëjë pjesën e vet për të mbështetur zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri.”  s.b/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!