Takimi i Ramës me të rinjtë e Lezhës/ Kryesocialisti: Të jemi të informuar mirë pse duhet të jemi në BE, pasaporta evropiane nuk është kot

schedule17:35 - 25 Mars, 2025

schedule 17:35 - 25 Mars, 2025

Kryeministri Edi Rama në një takim  me të rinjtë në qytetin e Lezhës prezantoi skuadrën për zgjedhjet e 11 majit dhe për Shqipërinë 2030.

Ndër të tjera, Rama tha se duhet të jemi të informuar mirë se pse duhet të jemi në BE. Rama u shpreh pasaporta europiane nuk është kot dhe se ka shumë njerëz që përpiqen të zbehin ambicien e mandatit të katërt për të qenë në BE.

“Të jemi të informuar mirë pse duhet të jemi në BE. Ka shumë njerëz që përpiqen të zbehin ambicien e mandatit të katërt për të qenë në BE duke thënë se nuk kemi asnjë ngut dhe pasaporta europiane është kot. Problemi nuk është të lëvizësh ku të duash, problemi është që ne nuk ndalojmë dot ku të duam. Ne shkojmë dhe duhet të kthehemi. Sapo shkon te pika e kontrollit sheh që ka dy kategori udhëtarësh dhe thotë që këtu kalojnë qytetarët e BE dhe një tjetër për joeuropianët.

Ata hyjnë dhe ikin thjesht tregojnë pasaportën, ne futemi në rradhë dhe kalojmë tek një polic. Pasaporta jonë nuk presupozon qëndrim, pasaporta e BE nuk ka asnjë arsye për të ndaluar dhe nëse dikush do të rri dueht të kërkoj azil ose do të rri si ilegal me shpresën që nuk do e kapin. Ose më e keqja për shkak se ka harxhuar për të shkuar, sidomos kur është në moshë të re bie pre e rrjetit të krimit të organizuar. Ka vetëm një gjë që ndryshon në pasaportë, është edhe Bashkimi Europian. “

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!