Takimi i radhës Prishtinë-Beograd javën e ardhshme

schedule14:20 - 13 Janar, 2018

schedule 14:20 - 13 Janar, 2018

Javën e ardhshme do të jetë dhe raundi i radhës i dikalogut mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel. Ndërkohë bashkimi europian i ka kërkuar të dyja palëve që të bëjnë të qarta synimet që kanë

Të martën e 16 janarit presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të takohet në Bruksel me homologun serb Vuçiç në kuadër të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Lajmi është konfirmuar nga Avni Arifin, shef i negociatave me Beogradin në qeverinë e Kosovës. Ndërkohë Maja Kocijanciç, zëdhënëse e në zyrën e Përfaqësues së Lartë për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, u shpreh për agjencinë e lajmeve “Ekonomia Online” se Prishtina dhe Beogradi duhet që të identifikojnë qëllimin e ritmin e dialogut të filluar në vitin 2011. Kocijanciç theksoi se puna për fazën e re të dialogut p0 vazhdon në një kohë që të dyja palët kanë rikonfirmuar angazhimin e tyre në zbatimin e marrëveshjeve të arritura më herët. Ajo ka folur edhe për takimin që përfaqësuesja e lartë Frederica Mogherini pati me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në fundin e dhjetorit të vitit të kaluar me theks të veçantë mundësin e integrimit të kësaj pjese në Evropës. Sipas saj, të në këtë kontekst, u theksua rëndësia e diskutimeve të vazhdueshme ndërmjet presidentëve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç për të avancuar në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Avni Arifin, shef të negociatave me Beogradin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!