Takimi i parë me Mane, Klopp: Më dukej si një këngëtar i muzikës rap

schedule12:13 - 8 Prill, 2020

schedule 12:13 - 8 Prill, 2020

Sadio Mane është një nga pikat më të forta të Liverpool dhe përmirësimi i tij me kalimin e viteve është i jashtëzakonshëm. Jurgen Klopp e njeh prej vitesh dhe donte ta merrte te Dortmund kur ishte trajner i verdhezinjve.

Gjermani ka bërë një rrëfim fantastik, si gjithmonë, dhe zbulon takimin e bërë me sulmuesin senegalez në një prononcim për Daily Mail. Impresioni i parë nuk ishte aspak pozitiv, por Klopp e ndoqi me vëmendje dhe prej vitit 2016 punojnë e fitojnë së bashku te Liverpool.

Më kujtohet si tani takimi i parë me Sadio Mane. Isha trajner i Dortmundit dhe përpara meje ndodhej një djalosh i ri. Kapelja e tij ishte e përkulur në njërën anë, kishte shiritin biond që ka edhe sot. Dukej si një këngëtar i muzikës rap në fillimet e tij dhe, sinqerisht, mendova me vete: ‘Po humbas kohë me këtë tip’.

 

Sadio Mane kur ishte pjesë e Salzburg

 

Skuadra jonë e asaj kohe nuk ishte e keqe. Kisha nevojë për një lojtar që mund të jepte diçka menjëherë, por që mund ta rrisja dhe përmirësoja në të njëjtën kohë. Zakonisht ia dal ta kuptoj menjëherë se si është një person, por gabova në atë rast.

Fillova të ndjek karrierën e tij dhe Sadio po paraqitej shumë mirë me Salzburg. Më pas erdhi dominimi te Southampton. E doja në skuadrën time, për fat, edhe ai kishte të njëjtën dëshirë, donte të stërvitej nga unë”, përfundon Jurgen Klopp. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!