Ndërkohë që Britania e Madhe tashmë është gjunëzuar nga Coronavirusi, fati i Premier League ende nuk dihet. Kampionati është pezulluar që nga 13 marsi, kur dolën dhe rastet e para në ishullin britanik. 20 klubet do të zhvillojnë ditën e sotme një mbledhje online, ku do të diskutojnë skenarët e mundshme për përfundmin e këtij sezoni.
Sipas raportimit të “The Athtletic”, të gjithë klubet duan që sezoni të përfundojë. Plani i parë është që ndeshjet të zhvillohen në një shtet tjetër, i cili nuk është në pikun e pandemisë. Ideja e çmendur është Kina. Atje izolimi mbaron në 7 prill dhe duket se çdo gjë po rikthehet në normalitet.
Një nga CEO e klubeve të Premier League e ka konfirmuar për “The Athletic” idenën për të luajtur ndeshjet në Kinë. “Vazhdon të propozohet emri i Kinës. Thjesht nuk ka kuptim. Është një ide e çmendur dhe mendoj se do të refuzohet direkt”, deklaron ai, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Nëse sezoni i Premier League nuk përfundon, atëherë humbjet llogariten deri në 762 milionë sterlina. /abcnews.al